Aktualitet

Vrasja e 20-vjeçarit, e dashura e Stivenit: Pashë shenjat e thikës në trupin e tij

E dashura e Stiven Toshkësit ka dhënë dëshminë e saj për autoritetet. Gazetarja Anila Hoxha ka treguar se vajza, e cila u bë dhe ‘mollë sherri’ mes djemve, ka treguar se viktima është sulmuar me thikë nga Arbër Murataj. Madje, ajo shton se ka parë me sy edhe shenjat e thikës në trupin e Toshkësit.

“Jo vetëm që ka patur një sulm, por e dashura e Stivit, është pyetur nga policia e Tiranës dhe nga prokurori i çështjes edhe ajo ka dhënë detaje shumë interesante dhe e kanë ndihmuar hetimin. Ajo pranon dhe thotë që ata në një rast të caktuar njëri nga të kërkuarit me të cilin ishte konflikti, pra ishte shtresëzuar konflikti dhe ishte aty, priste konflikti derisa të shpërthente. Ishte kërcënuar me thikë dhe ajo thotë që më tregoi Stivi që u sulmua me thikë prej Arbër Muratit dhe madje thotë që unë pashë shenjat e thikës kur ishte sulmuar në trupin e tij. Por ai kishte zgjedhur që të mos shkonte pranë autoriteteve”– tha Hoxha teksa ishte e ftuar mëngjesin e sotëm në ‘ëake Up’.

Stiven Toshkesi ishte 20-vjeçari që u qëllua për vdekje me thikë në Rrugën ‘4 Dëshmorët’ në kryeqytet, pranë gjimnazit “Partizani”, nga shtetasit Aksel Hoxhaj, në bashkëpunim me Ensi Mazen. Shkak i ngjarjes së rëndë ka qenë konflikti për një vajzë. Viktima ka qenë duke u kthyer nga puna bashkë me një shokun e tij, ndërsa atentatorët i kishin ngritur pritë. Goditja që 20-vjeçari mori nga Aksel Hoxhaj, rezultoi fatale dhe ai humbi jetën në spital si pasojë e plagëve të marra.

Arbër Murati i cili ndodhet në kërkim, ishte konfliktuar me Toshkëzin dhe e kishte kërcënuar me thikë, 2 javë para vrasjes së tij.

TRENDING

Exit mobile version