Politike

Vrasja e 3 ushtarëve amerikanë në Jordani/ Rama letër Biden: Jemi krah jush

Kryeministri Edi Rama i ka dërguar një mesazh solidarizimi Presidentit të SHBA-ve, Joe Bide, pas vrasjes së 3 ushtarëve amerikane në Jordani. Përmes një postimi në llogarinë e tij në “X” Rama ka ndarë letrën ku shpreh se Shqipëria qëndron krah SHBA në këtë kohë të vështirë.

“Në këtë kohë të vështira duhet të qëndrojmë të bashkuar. Si aleatë qëndrojmë me SHBA me solidaritet”, shkruan Rama mes të tjerash.

Tre ushtarët amerikanë mbetën të vrarë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në Jordani nga një dron i cili u ngatërrua me një dron amerikan që po kthehej në bazën amerikane. Ndërsa droni i armikut po fluturonte në një lartësi të ulët, një dron amerikan po kthehej në bazën e vogël të shkretëtirës të njohur si Kulla 22. Si rezultat, nuk pati asnjë përpjekje për të rrëzuar dronin e armikut që goditi bazën të dielën herët në mëngjes. Një prej objekteve ku flinin trupat amerikane pësoi dëmin më të madh nga goditja, ndërsa zonat përreth patën dëme të kufizuara nga shpërthimi dhe mbeturinat që fluturuan tutje. Zyrtarët thanë se nga 34 trupat e plagosur, shumica kishin prerje, mavijosje, lëndime në kokë dhe plagë të ngjashme.

TRENDING

Exit mobile version