Kronike

Vrasja e Gëzim Sinomataj/ Makina BMW e autorëve është sjellë nga Dubai, pista e re e hetimit

Vrasja e Gëzim Sinomatajt në Vlorë mendohet të ketë qenë një organizim i mirëmenduar nga një grup vrasësish profesionistë. Prova e vetme në dorë të hetuesve është makina e djegur e lënë nga autorët në vendngjarje. Ekspertët janë duke hetuar makinën për të nxjerrë të dhëna nga hetime.

Makina BMW, 7 vendëshe që është përdorur nga autorët kryesisht përdoret në Amerikë dhe në Dubai, sipas të dhënave të policisë. Nga pamjet e kamerave të sigurisë autorët kanë lëvizur lirisht në Vlorë për së paku 3 ditë dhe targat kanë qenë të falsfikuara.

Nga ana tjetër grupi hetimor po kalon në sitë dosjet e vjetra të krimeve ku kanë qenë të përfshirë babai dhe xhaxhai i viktimës.

Mëngjesin e kësaj të enjte policia e Vlorës ushtroi kontrolle në disa banesa dhe shoqëroi disa persona që njihen për konfliktet e hershme me familjen Sinomataj për t’u marrë në pyetje.

 

TRENDING

Exit mobile version