04/06/2021 , 14:57

Vrasja e Klodian Rashës/ Prokuroria kërkon 13 vite burg për Nevaldo Hajdaraj

Prokuroria shpalli pretencën për ish efektin Nevaldo Hajdaraj i cili vrau të riun Klodian Rasha më 8 dhjetor vitin e kaluar.

Prokuroria kërkoi 20 vite burg për të por në aplikim të gjykimit të shkurtuar shkon në 13 vite, tha prokurori Ardian Braho.

Prokurori tha se: Kërkoj shpalljen fajtor të Nevaldos dhe dënimin e tij me 20 vite, por që në aplikim të gjykimit të shkurtuar ky dënim zbret në 13 vite.

Seanca e mbrojtjes mbahet në datë 17 qershor.

Kujtojmë se vrasja e të riut Klodian Rasha solli protesta për ditë me radhë në kryeqytet që u pasuan edhe me dorëheqjen e ministrit të brendshëm Sandër Lleshaj.

Vetë Nevaldo i cili akuzohet për vrasje me dashja më herët i ka kërkuar falje babait të Klodianit, ndërsa është shprehur se nuk e mendonte se ngjarja mund të kishte këto pasoja.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin