08/06/2021 , 10:16

Vrasja e Kudret Saliajt, burg për ish-vjehrrin dhe ish-gruan! Autori: I kërkoj falje nipërve dhe mbesave! Dhurata Saliaj: S’e dija që …

Dhurata Saliaj 33-vjeç dhe babai i saj Mexhit Picari janë lënë në burg sot nga Gjykata e Tiranës pasi në bashkëpunim ekzekutuan Kudrejt Saliajn pak ditë më parë në kryeqytet.

Gazetari i NTV TELEVIZION raporton se Prokuroria e Tiranë  kërkoi për të dy arrest me burg me akuzat ‘Vrasje me dashje’,  ‘Armëmbajtje pa leje’  dhe  ‘Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare’ ndaj Picarit dhe për të bijën ‘përkrahje të autorit të krimit’, ‘sigurimi i kushteve e mjeteve për kryerjen e një vrasjeje’.

Si ndodhi ngjarja?
Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e datës 4 qershor në një lokal pranë Gjykatës Civile, në Tiranë, ku Mexhit Picari, 53 vjeç vrau në mes të lokalit, bashkëshortin e vajzës në proces divorci, Kudret Saliaj 41 vjeç, pak minuta para seancës së 5-të. I plagosur, jashtë rrezikut për jetën, mbeti dhe avokati i viktimës, Adriatik Cama. Kudret Saliaj u qëllua me 8 plumba, nga vjehrri, ndërsa në trup e kanë kapur 5 plumba. Viktima në momentin që është vrarë nga ish-vjehrri, ndodhej pranë gjykatës duke konsumuar një kafe me avokatin e tij në këtë proces divorci, Adriatik Cama i cili po ashtu ka mbetur i plagosur. Konflikti për kujdestarinë e fëmijëve solli vrasjen te Gjykata e Tiranës, ku mamaja do t’i takonte në prani të psikologes! E vetme, pa 3 fëmijët, për të cilët ka humbur kujdestarinë dhe pa bashkëshortin që sot nuk jeton më, 33-vjeçarja Dhurata Saliaj ndodhet në paraburgim me babanë, i cili më 4 qershor vrau me 5 plumba, bashkëshortin me të cilin ishin në proces divorci. E vetme, pa 3 fëmijët, për të cilët ka humbur kujdestarinë dhe pa bashkëshortin që sot nuk jeton më, 33-vjeçarja Dhurata Saliaj ndodhet në paraburgim me babanë, i cili më 4 qershor vrau me 5 plumba, bashkëshortin me të cilin ishin në proces divorci.

Lajm në përditësim…

Para Gjykatës, ku iu komunikua masa e sigurisë “arrest me burg”, Mexhit Picari ka kërkuar ndjesë dhe falje për vrasjen e dhëndrit të tij, Kudret Saliaj.

Duke i kërkuar ndjesë vajzës së tij, Dhurata Saliajt  se i ka vrarë burrin, Mexhit Picari e përjashton atë nga ndonjë lidhje me ngjarjen. Ai thotë se ajo nuk kishte dijeni dhe se armën e kishte patur në brez, nuk e kishte marrë nga çanta e saj.

“Kërkoj ndjesë publikisht për çfarë kam bërë edhe falje. Të më falin nipërit dhe mbesat, i kërkoj falje edhe vajzës që i vrara burrin. Dhurata s’ka patur dijeni. Pistoletën e kisha në brez dhe se mora në çantën e gocës”, ka thënë ai.

Report Tv ka zbardhur dëshminë e ish- gruas së Kudret Saliaj, Dhurat Saliajt sot në Gjykatë. Mësohet se ajo ka deklaruar se nuk e dinte që babai i saj do kryente vrasjen, pasi në të kundërtën s’do e kishte lejuar kurrë që ta vriste babanë e fëmijëve të saj.

“Atë ditë isha për gjykatë. S’e dija që babi do bënte vrasje. S’do e lejoja kurrë. Kudreti ishte babai i fëmijëve të mi, s’do e lejoja. Kërkoj mëshirë nga Gjykata, kam tre fëmijë për të rritur”, mësohet të ketë thënë Dhurata në sallën e gjyqit.

Vrasja e Kudret Saliajt në Tiranë, arrest në burg për ish vjehrrin dhe ish gruan. Gjykata e Tiranës ka caktuar arrest në burg për Mexhit Picarin dhe Dhurata Saliajn.

 

Related Posts

Kategorite

BIoscalin