Aktualitet

Vrasja e Luljeta Prezës/ Nëna e autorit: Nëse e ka kryer krimin, të dënohet

Dy autorët e vrasjes së Luljeta Prezës në Durrës do dalin sot para gjykatës për t’i njohur me masën e sigurisë. Luljeta Preza, u gjet e vrarë disa ditë më parë poshtë “Urës së Dajlanit” në Durrës. Nëna e Aldo Brahimit një nga autorët e dyshuar të vrasjes, në dëshminë e dhënë për gazetaren Klodiana Haxhiaj ka treguar se djali kishte disa javë që ishte larguar nga banesa për të punuar në Durrës.

Gjithashtu e ëma ka thënë se nuk ka qenë në dijeni se me çfarë merrej djali i saj.

“Aldo kishte disa javë që ishte larguar nga shtëpia për të punuar në Durrës duke mbledhur hekura. Është hera e dytë që largohej nga shtëpia. Por nëse ai e ka kryer vrasjen le të marrë dënimin që meriton”, ka thënë më tej nëna e Aldo Brahimit.

Për këtë ngjarje u arrestuan shtetasit Aldo Brahimi dhe Ylli Grabovari, sakaq dyshohet se këta të fundit janë endacakë.

TRENDING

Exit mobile version