Kronike

Vrasja e Madrit Ulqinakut, në 1997-tën i ekzekutuan vëllain

ELBASAN– Vrasja e Madrit Ulqinakut pas një sherri banal mes te rinjsh tronditi qytetin e Elbasanit mbrëmjen e djeshme. 33-vjeçari u vra pranë stadiumit “Elbasan Arena” sapo ishte ngritur nga nje lokal.

Ishte 20-vjeçari Klajdi Shaholli, i cili e qëlloi me dy plumba me silenciator pasi më heret mes tyre kishte pasur një përplasjeje verbale.

Madrit Ulqinaku, baba i një vajze 8-vjeçare gjeti vdekjen në vend. Ky krim thellon tragjedine e familjes Ulqinaku pasi në 1997, Madritin i kishin ekzekutuar një vëlla. Policia ka sekuestruar kamerat në zonë, të cilat ndihmuan edhe në identifikimin e autorit, tashmë i shpallur në kërkim. Dyshohet se autori është ndihmuar nga persona të tjerë për tu larguar. Autoritetet kanë ngritur pika kontrolle në hyrje dhe dalje të Elbasanit, për të bërë të mundur kapjen e tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të bërë të munduar zbardhjen e plotë të saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version