Kronike

Vrasja e Vajdin Lames/ GJKKO rrëzon kërkesën e SPAK për pushimin e çështjes së Lulzim Berishës

GJKKO ka rrëzuar kërkesën e SPAK për pushimin e çështjes ndaj Lulzim Berishës. GJKKO vendosi kthimin e dosjes se SPAK për plotësim hetimesh dhe i la afat SPAK 4 muaj.

Ish-kreu i bandës së Durrësit, Lulzim Berisha u arrestua disa javë më në Spanjë. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Berisha u lirua me kusht nga burgu në 5 dhjetor të vitit 2016, 5 vite para afatit nga trupa gjyqësore e Gjykatës së Apelit Durrës.

4 vite më pas, Berisha është shpallur në kërkim nga SPAK, pasi akuzohet për ngjarje të tjera kriminale, vrasjet e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut. Dosja për vrasjen e bujshme të ndodhur në 26 Shkurt të vitit 2005 u hap pas rrëfimit të bashkëpunëtorit të drejtësisë Luftar Reçi, i cili pretendon se gjithçka u bë nga Plarent Dervishaj dhe Indrit Taullai me urdhër të Lulzim Berishës. Lulzim Berisha “ra” edhe në sitën e OFL, e cila njoftoi se ai është subjekt i paketës Anti-KCK dhe se i është dërguar formulari i deklarimit të pasurisë dhe burimin e origjinë

TRENDING

Exit mobile version