Vrasja te ‘5 Maji’/ Prokuroria kërkon “arrest me burg” për Marjus Demën. Nesër masa e sigurisë në Gjykatë

Marjus Dema, pritet të dalë të premten para gjykatës së Tiranës për t’u njohur me masën e sigurisë, pas dyshimeve për vrasjen e mikut të tij të ngushtë, Mehmet Qema, rreth mesnatës së 10 majit. Prokuroria i kërkon gjykatës, që ai të mbahet nën masën e arrestit me burg.

Burimet thanë se për momentin ndaj Demës, rëndon akuza e vrasjes me dashje dhe armëmbajtjes pa leje, megjithatë deri në finale të hetimeve do të përcaktohet nëse vrasja ndodhi me dashje apo nga pakujdesia, sikurse pretendon dhe këmbëngul i dyshuari. Nga hetimet paraprake rezultoi se dy miqtë ndodheshin në një lokal jashtë orës policore, në praninë edhe të 4 personave të tjerë.

Rreth mesnatës, Marjus Dema ka nxjerrë pistoletën dhe po luante kur qëlloi për vdekje mikun e tij. I dyshuari iu tha hetuesve se vrasja ndodhi nga pakujdesia, pasi nuk e dinte që arma ishte e mbushur. Marjus Dema u vetëdorëzua disa orë pas krimit dhe pranoi autorësinë.  Më vonë u vetëdorëzuan edhe Frenkli Myftari, Erlind Peka, Bralid Aga, Blerim Hoti dhe Xhuljano Koçi, miq të përbashkët të viktimës dhe autorit.

 

 

Ata po hetohen për akuzat e moskallëzimit të krimit dhe veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës, pasi sikurse rezulton nga hetimi, ata kanë prishur vendin e ngjarjes dhe fshehën pistoletën. Të arrestuarit po hetohen edhe në lidhje me një pajisje që u sekuestrua në një ambjent pranë vendit të ngjarjes, me të cilën dyshohet se prodhoheshin monedha bitcoin.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin