Kronike

Vrasjen e Stiven Toshkesit/ Shoqërohet në polici djali i grabitësit të vrarë në Rinas

Arbër Murataj, i shpallur në kërkim policor lidhur me vrasjen e Stiven Toshkësit, është shoqëruar sot në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës. Pasi ka dhënë deklaratën e tij lidhur me ngjarjen, ai është lënë i lirë. Arbër Murataj është djali i Admir Muratajt, grabitësit që mbeti i vrarë në Rinas.

Stiven Toshkezi u vra më 18 prill në afërsi të banesës së tij, ku dy të rinjtë vetëm 18 vjeç, Ensi Maze dhe Aksel Hoxhaj i zunë pritë. Hoxhaj e qëlloi me hanxhar të riun, ndërsa shoku i tij po i mbante derën e makinës që shoku i viktimës mos të dilte dot nga makina për ta ndihmuar. Por nga hetimi ka rezultuar se konflikti ka qenë më Muratajn dhe jo me dy autorët. Shkak dyshohet se është vajza me të cilën Toshkesi ishte i lidhur.

Emri i Arbër Muratajt doli nga e dashura e Toshkëzit. Vajza u mor në pyetje pas arrestimit të Axel Hoxhajt, personit që e qëlloi me thikë për vdekje të riun dhe Ensi Mazes, bashkë punëtor të ngjarje. Të dy ndodhen pas hekurave për krimin e rëndë, por vajza dëshmoi se nuk ishte Hoxhaj ai që e kishte ngacmuar në rrjetet sociale, por Murataj. Madje tregoi se dy javë para se ndodhte vrasja, djali i Admir Muratajt ishte konfliktuar me Toshkëzin dhe e kishte plagosur me thikë.

Por kjo nuk ishte hera e parë që të dy ishin përplasur, pasi më herët, rreth dy muaj më parë, Murataj ka marrë në telefon Toshkesin për tu sqaruar. Në një takim pranë shkollës së Baletit, te Rruga e Elabsanit, në momentin e sqarimit, ai u qëllua me hanxhar nga Arbër Murataj. Toshkesi ka arritur të mbrohet dhe të plagoset lehtë në bark dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, por nuk ka bërë denoncim në polici pasi është kërcënuar me jetë nga Murataj.

TRENDING

Exit mobile version