Rajon

Vrau 10 persona, mes tyre dy fëmijë, ja kush është autori

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e se premtes në Mal të Zi, ku një 34-vjeçar vrau 10 persona mes tyre 2 fëmijë dhe kanë mbetur të plagosur 6 të tjerë.

Vuko Boriloviç pas një konflikti për qiranë me familjen që kishte marrë ambient me qira në shtëpinë e tij, ka shkaktuar tragjedinë e përmasave të mëdha.

Sipas mediave malazeze, sulmuesi fillimisht ka vrarë fqinjën dhe fëmijët e saj, e më pas ka telefonuar bashkëshortin për t’i treguar çfarë kishte bërë. Më pas ai është kapur nga një bashkëqytetar i tij, dhe më pas është arrestuar nga policia.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00. Autori 34-vjeçar i sulmit u vra nga një fqinj, ndryshe nga siç ishte raportuar më parë se ishte ekzekutuar nga policia. Nuk dihet nëse është arrestuar fqinji që vrau autorin e sulmit.

Mes viktimave janë edhe 2 fëmijë të moshës 11 dhe 8 vjec, ndërsa nëna e tyre është plagosur. I lënduar mbeti edhe një polic që është dërguar me urgjencë për të marrë trajtim mjekësor në spital. Sipas mediave malazeze, autori ka qenë i armatosur me armë gjahu teksa po ecte nëpër lagjen e qytetit Cetinje nga ku më pas ka filluar të qëllojë.

TRENDING

Exit mobile version