Kronike

Vrau dhëndrin e tij një vit më parë, prokruroria ngre dhe tre akuza të reja ndaj Tush Frrokut

Prokuroria Themelore e Pejës ka ngritur dhe tre akuza të reja për Tush Frrokun, i cili vrau më 7 gusht të vitit të kaluar dhëndrin e tij A.P si dhe plagosi një tjetër.

Mediat në Kosovë raportojnë se ndaj tij janë ngritur edhe akuzat për “armëmbajtje pa leje”, “shtrëngim” dhe “marrje në posedim të pasurisë së luajtshme”.

Seanca fillestare në këtë rast pritet të mbahet në fund të muajit mars të këtij viti pranë Gjykatës Themelore në Pejë.

Prokuroria akuzon Tush Frrokun se ka shtënë shtatë herë me revole në drejtim të A.P, duke e lënë në vend të vdekur.

TRENDING

Exit mobile version