Kronike

Vrau të atin, Gjykata jep vendimin për 37-vjeçarin

Mariglen Muhametaj, 37-vjeçari që vrau babain e tij në fshatin Greshicë të Mallakastrës, ka mbërritur në gjykatë për t’u njohur me masën e sigurisë. I pa shoqëruar nga asnjë familjar, Mariglen Prifti ka hyrë i qetë në ambientet e gjykatës në orën 8.20 minuta. Prokuror i çështjes mësohet të jetë Andi Pogaçe dhe gjyqtare Sonila Hoxha. Avokat i Mariglen Muhametaj do të jetë një avokat kryesisht, përcaktuar nga gjykata.

Ditën e djeshme, autori tregoi para grupit hetimor se i ati i kishte kërkuar që të gjente punë.

“Gjej punë, mos rri kot. Unë nuk kam me çfarë të ushqej” i ka thënë Qemal Muhametaj djalit të tij, ç’ka e shtyu këtë të fundit ta qëllonte për vdekje me sende të forta.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 25 gushtit në fshatin Greshicë të Mallakastrës. Mariglen Muhametaj goditi me sende të forta në kokë, babain e tij 73-vjeçar, Qemal Muhametaj. Si pasojë e goditjes i ati ndërroi jetë në vend, ndërsa 37-vjeçari u arratis. Ai u arrestua pas disa orësh kërkimesh nga policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version