04/06/2021 , 14:07

Vritet shqiptari në Gjermani! Qëllohet me breshëri armësh brenda ‘Porsche Cayenne’ në qendër të qytetit

GJERMANI– Një shqiptar është vrarë në Gjermani. Mediat gjermane BILN raporton se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qendër të qytetit të Hanoverit.

Mësohet se mes drejtuesve të dy makinave, një Porsche Cayenne dhe një Mercedes S500 pati një debat të ashpër. Më pas u dëgjuan krisma. Shoferi i makinës Porsche u përplas dhe më pas u gjet i vdekur.

Hetimet vazhdojnë dhe autori i krimit nuk është kapur akoma. Në aksion janë përfshirë edhe forcat speciale.

Shqiptari i cili u ekzekutua ditën e sotme në Gjermani, nuk ishte i panjohur për policinë vendase. Mësohet se shqiptari ka qënë në paraburgim në vitin 2017  sepse ka qëlluar një burrë. Mediat gjermane shkruajnë se i ndjeri ishte i njohur për policinë pasi ka qëlluar një 25-vjeçar. Ai u dorëzua një ditë më vonë, por u la nga paraburgimi katër javë më vonë. Në atë kohë kishte dyshime se mund të kishte qenë një mosmarrëveshje në biznesin e drogës ose prostitucionit. Deri më tani raportohet se 30-vjeçari shqiptar është vrarë për shkak të një konflikti të mëparshëm për trafikun e drogës dhe prostitucion. Ndërkohë që emri i viktimës ende nuk është bërë me dije.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin