Bota

Vuçiç akuzon ambasadorët e botës dhe shpreh mirënjohje për Hungarinë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pas një takimi në Budapest me kryeministrin hungarez Viktor Orbán, tha se ky i fundit e kupton shumë mirë situatën në Kosovë.

“Ne sot kemi një mirëkuptim më të mirë dhe më të madh se 20, 25 vjet më parë dhe ky trend i mirëkuptimit të ndërsjellë do të vazhdojë, sepse ne sillemi si miq të sinqertë dhe të ngushtë” – tha Vuçiq në konferencën për media, teksa në fund iu përgjigj edhe pyetjes nëse gjatë takimit me Orban ishte diskutuar edhe për situatën në Kosovë.

Pergjigjen e tij ai elidhi duke iu referuar situatës në Mal të Zi, ku siç tha ai, të gjithë ambasadorët e botës ndërhyjnë se kush lejohej e kush nuk lejohej të ishte pjese e qeverisë së re dhe po ata vazhdojnë të presin që serbët t’i falënderojnë për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Nëse shkëputet Ulqili apo Plava, ne do ta pranojmë menjëherë, dhe nëse nuk na dërgoni shampanjë, do të themi se po na kërcënoni? Kjo Është si kur Albin Kurti shkakton trazira e tensione në Veri të Kosovës dhe Perendimi thotë: Nuk është faji i Kurtit, por i Vuçiçit” – deklaroi presidenti serb

TRENDING

Exit mobile version