Kosova

Vuçiç do arrestohet/ Reagon Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla reagoi ndaj deklaratës së presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç se përgatitet ta vizitojë vendin shumë shpejt.

Por Sveçla deklaroi hapur se nëse kreu i shtetit serb do të tentojë të hyjë në Kosovë pa marrë leje nga autoritetet, atëherë do të arrestohet. “Për me leje, te Kryeministri, për pa leje te unë”, deklaroi ai për mediat në Prishtinë.

I pyetur nëse do të shkonin deri aty sa ta ndalonin Vuçiçin, ministri i brendshëm e bëri të qartë se kushdo që tenton të hyjë pa leje në territorin e Kosovës do të arrestohet, përfshirë këtu edhe presidentin serb.

Vendimmarrja i takon kryeministrit nëse ka kërkesë, e vendos ai nëse ia jep Vuçiçit lejen ose jo. Por nëse nuk e siguron lejen, atëherë dihet se cilat institucione merren me të. Si mendoni ju, mund të hyjë një shtetas i huaj në Republikën e Kosovës pa lejen e institucioneve të saj?”– ishte komenti i tij.

Svecla shtoi se për çdo rast, nuk beson që Vuçiçi të jetë aq i krisur sa të hyjë në Kosovë pa leje. Presidenti serb ndërkohë sfidoi sërish perëndimin me deklaratat se pret presion të ri prej tij për vendosje të sanksioneve kundër Rusisë lidhur me luftën e Ukrainës, por kjo nuk ka për të ndodhur.

 

TRENDING

Exit mobile version