Kosova

‘Vuçiç është i rrezikshëm’, eksperti zbardh lëvizjet e Serbisë pas dështimit në Banjskë

Pas agresionit serb në Banjskë të Zveçanit, situata në Kosovë është tensionuar, ku edhe tani është vënë në pikëpyetje vazhdimësia e dialogut me Serbinë. Se çfarë mund të ndodhë më pas dhe si mund të zhvillohen ngjarjet pas këtij agresioni serb, tregoi eksperti i sigurisë, Fatjon Softa.

Krahas kësaj, ai foli edhe për rrezikun mbi përshkallëzimin e situatës në Ballkan, pas provokimeve të vazhdueshme.

Sipas tij, Ballkani vazhdon të jetë ende një rajon me probleme dhe konflikte të fshehura, të cilat krijojnë ndjenjën e pasigurisë te qytetarët.

Eksperti i sigurisë komentoi ndikimin e luftës Izrael-Hamas në vëmendjen e ndërkombëtarëve, si dhe ndikimin rus në Ballkan dhe lidhjet Rusi-Serbi.

“Sulmi në Zveçan ishte dështim i një plani të mirë menduar, që fatmirësisht dështoi por që është tregues i rrezikut të lartë”, tha ndër të tjera Softa, duke shtuar se “Fatkeqësisht, Ballkani është zonë influencash dhe interesash, me lider ballkanik që kanë qasje të dyfishtë dhe jo bashkëpunues”.

 

 

TRENDING

Exit mobile version