Rajon

Vuçiç: Gjithmonë jemi të gatshëm për kompromise

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç u shpreh i sigurt se Perëndimi shumë shpejt do të dalë me një tekst për statutin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, për të cilin tha se Serbia as që do të pyetet.

Lideri serb shtoi se shteti i tij po “bën më të mirën për të ruajtur paqen dhe gjithmonë jemi të gatshëm për kompromise”.

“Pres shumë situata të vështira për ne në periudhën e ardhshme dhe jam pothuajse i sigurt që perëndimorët do të dalin me një ide gjeniale për të na ofruar ne tekstin e statutit, për të cilin nuk do të na pyesin fare.

Prandaj, pres shumë, shumë probleme. Por, kjo nuk është diçka e re. Ka shumë nervozizëm për situatën në Ukrainë dhe disa mendojnë se ne duhet të paguajmë çmimin për mospërmbushjen e pritjeve të tyre”, tha Vuçiç në Valevë të Serbisë.

TRENDING

Exit mobile version