Rajon

Vuçiç i ankohet Lajçakut në Davos/ Çfarë po vihet në pikëpyetje

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, njoftoi se në kuadër të Forumit Ekonomit Botëror në Davos të Zvicrës, takoi Emisarin Special të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, të cilit edhe iu ankua për minimin e pretenduar në procesin e dialogut për normalizimit të marrëdhënieve nga ana e Kosovës.

“Diskutim i hapur me Lajçakun për situatën në Kosovë dhe kërcënimet me të cilat përballet popullata serbe, të cilat minojnë paqen dhe stabilitetin e rajonit. E ritheksova se Serbia vazhdon të udhëheqë një politikë të përgjegjshme të bazuar në dialog dhe të drejtën ndërkombëtare, por gjithashtu paralajmërova se Prishtina po vë në pikëpyetje gjithçka që është arritur deri më tani në procesin e normalizimit të marrëdhënieve” – deklaroi presidenti serb.

Përderisa terreni i kërkimit të madh për “përgjigjet” dhe “formulën e zgjidhjes” pritet të vazhdojë edhe në vitin 2024, çështja e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe pritet të rifutet ngadalë në agjendën e aktorëve të angazhuar në terren – një ndër prioritetet e bashkësisë së organizuar perëndimore në drejtim të normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

TRENDING

Exit mobile version