Rajon

Vuçiç i jep besën Gjermanisë/ Ja çfarë i premtoi ai Berlinit

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, ka pritur në Beograd ministrin e Mbrojtjes të Gjermanisë, Boris Pistorius.

Ai ka thënë se i ka dhënë fjalën ministrit gjerman se Serbia s’do befasojë askënd me lëvizje ushtarake apo lëvizje të tjera luftënxitëse.

Ai ka treguar se me ministrin e mbrotjes se Gjermanisë kanë folur për Kosovën, dhe ka thënë se Serbia pajtohet se paqja dhe stabiliteti janë vendimtare, jo vetëm për rajonin por edhe për gjithë Evropën.

“Folëm për stabilitetin në rajon por dhe patëm pikëpamje të ndryshme, veçanërisht në lidhje me Kosovën. Ne pajtohemi se stabiliteti dhe paqja janë të një rëndësie vendimtare, jo vetëm për njerëzit e Ballkanit Perëndimor, por gjithashtu për gjithë Evropën dhe se askush nuk është i interesuar për asnjë lloj përshkallëzimi dhe destabiliteti” –  tha Vuçiç në një konferencë të përbashkët me Pistorius.

Presidenti serb theksoi se i ka dhënë fjalën ministrit gjerman se Serbia nuk do befasojë askënd me lëvizjet e saj ushtarake apo me lëvizje të tjera dhe se “do ta ruaj stabilitetin”.

“Fjala ime do të thotë shumë më tepër se shumë nënshkrime që kam parë si në rajon ashtu edhe në Evropë” – ka deklaruar Vucic

TRENDING

Exit mobile version