Kosova

Vuçiç i quan terroristë policët dhe ushtarët e Kosovës

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç i ka quajtur terroriste njësitet speciale të Policisë së Kosovës dhe FSK-në.

Duke komentuar vendimin e Prishtinës zyrtare që i shpalli terroriste organizatat “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut”, Vuçiç mori shembullin sikur Serbia t’i shpallte terroriste njësitet speciale të Policisë së Kosovës, duke shtuar se paskesaj, Perëndimi do të kërkonte menjëherë sanksione.

“Terrorist në fakt janë policia e Kosovës dhe FSK-ja. Më thoni, ju lutem, sipas cilit akt ndërkombëtar u perpilua akti, pasi NATO thotë se bazohet në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Me çfarë akti i armatosni ju turqit dhe të tjerët. Me çfarë të drejte”, pyeti Vuçic dhe më pas u përgjigj vetë  – “Atyre nuk u intereson shumë e drejta, pasi ata udhehiqen nga e drejta e me te fortit” – deklaroi Vucic

TRENDING

Exit mobile version