Rajon

Vuçiç ka besë burri/ Flet për median ruse dhe bën ironi me…

Presidenti Aleksandër Vuçiç deklaroi në një intervistë për agjencinë TASS se ai synon që Serbia të mbajë një politikë të pavarur për të mos vendosur sanksione kundër Rusisë, pavarësisht presionit kolosal nga Perëndimi.

“Nuk po rrahim gjoksin, por siç e shihni përgjigja ime do të vazhdojë të jetë se ne do të përpiqemi të mbrojmë pozicionin tonë sa më gjatë që të jetë e mundur. Kemi arritur ta bëjmë këtë për dy vjet. A do të vazhdojmë ta bëjmë? Nuk e di, por shpresoj” –  tha Vuçiç në një intervistë me drejtorin e përgjithshëm të TASS, Andrej Kondrashov.

Ai u shpreh gjithashtu se kur filloi konflikti në Ukrainë, deklaroi se nuk e di se si do të zhvilloheshin ngjarjet dhe se në nivel shtetëror është marrë një vendim që Serbia ta dënojë konfliktin, si gjithë të tjerët, por se qëndrimi i Serbisë ishte që të mos imponoheshin sanksionet ndaj Rusisë.

“E thashë sepse ne e dimë nga përvoja jonë se si është kur të vendosen sanksione. Ne kemi një popull mik dhe do të ishte e padrejtë ta trajtonim popullin rus në këtë mënyrë,”  – theksoi Vuçiç duke shtuar:

“Unë u thashë serbëve se nuk mund ta garantoja këtë sepse nuk e dija se si do të ishte presioni në të ardhmen. Nuk doja të luaja heroin për një, dy apo tre ditë dhe pastaj të ndryshoja vendimin tim. Por ajo që po them është “Nuk e di”, dhe kur them se nuk e di, fjala ime është më e vlefshme se premtimi i vendosur i kujtdo” – potencoi presidenti serb

 

TRENDING

Exit mobile version