Rajon

Vuçiç në kurth/ Panorama e izolimit në hartën e Europës

“Vuçic po izolohet gjithnjë e më shumë”: Klix.ba pretendon se harta e vendeve që mbështetën Serbinë në Këshillin e Evropës tregon një “pamje reale”

Kosova të hënën kaloi me sukses fazën e parë të anëtarësimit në Këshillin e Evropës, ku shumica absolute e vendeve atje e kanë mbështetur në rrugën e anëtarësimit, që pritet këtë vit.

Mirëpo gjatë votimit ka pasur edhe surpriza. Hungarezët votuan kundër vendosjes së pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës në rend dite.

Ajo që ndikoi në votën e Hungarisë kundër Kosovës ishte marrëdhënia shumë e ngushtë mes kryeministrit të këtij vendi, Viktor Orbán, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçic, të cilët në opinion njihen si dashamirës të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

Një tjetër vend që votoi kundër Spanjës, prej nga vjen shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Joseph Borell, i cili është edhe ndërmjetësues në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Siç duket, takimet e fundit të Borelit në Ohër dhe Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk kanë ndikuar aspak në qëndrimin e Spanjës.

Nuk ka ndonjë habi të madhe me Greqinë dhe Sllovakinë, anëtarë të BE-së ndaj të cilëve Serbia priste të ishte kundër. Këto vende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, por kësaj radhe vendosën të përmbahen. Ne rastin e Athines zyrtare, besohet se është rezultat i politikës së afrimit të kryeministrit Kurti dhe ministrit të Jashtëm grek Stavros Lambrinidis.

 

TRENDING

Exit mobile version