Kosova

Vuçiç: Në Mynih, me Kosovën askush nuk është i kënaqur me atë që po bën

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se gjatë Konferences për Sigurinë në Mynih të Gjermanisë ka pasur shumë biseda të rëndësishme, dhe se një nga temat ishte edhe Kosova, dhe u shpreh se askush nuk është i kënaqur me atë që po bën Prishtina dhe se do të duhet të gjendet nje zgjidhje për situatën e krijuar pas vendimit për ndalimin e përdorimit të dinarit në Kosovë.
Vuçiç ka treguar se është takuar me shefin e diplomacisë britanike, David Cameron, dhe të dërguarin e vendit për Ballkanin Perëndimor, Stujart Pich.
“Një nga temat më të rëndësishme ishte Kosova. Kam pasur një bisedë të mirë me britanikët, korrekt, i hapur, jo i lehtë. Biseduam për katër tema – Kosovën, rajonin, marrëdhëniet bilaterale dhe ekonomike. Unë gjithmonë mendoj për Kosovën, popullin tone atje” – deklaroi presidenti serb, duke treguar se ka folur edhe me komisionerin evropian Johannes Hanna.
“Kam pasur një bisedë jo shumë të shkurtër me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Doli të jetë më e gjatë nga sa mendoja. Kam pasur edhe takime të rëndësishme me njerëz nga BERZH, të rëndësishme për ne për shumë arsye ” – u tha ai gazetarëve.
Vucic ka treguar se ka marrë pjesë edhe në fjalimin e Kamala Harris dhe se do të ketë biseda me kongresmenë amerikanë, si dhe do të ketë darkë me delegacionin amerikan në takimin e Mynihut dhe se sot do te takohet edhe me kryediplomatin Borrell.

I pyetur për takimin qe ai do te kete sot me deputetin e Bundestagut Peter Bayer dhe nëse pret që Gjermania të jetë më e ashpër ndaj Prishtinës, Vuçic është përgjigjur se pret që gjithmonë të jenë më të ashpër ndaj Serbisë.
“Unë pres që ata të jenë më të ashpër ndaj nesh dhe shpresoj që të mos jetë kështu dhe të na kuptojnë pak më mirë. Mos tu shesim mjegull njerëzve. A do të ndryshojnë qëndrim? Asnjëherë. pyetja e vetme është nëse duan ta kuptojnë qëndrimin tonë dhe deri në çfarë mase”, tha VuçiC.
I pyetur se çfarë kishte dëgjuar në biseda për lëvizjet e Prishtinës, përfshirë ndalimin e dinarit, ai u përgjigj se kishte dëgjuar që edhe Britania e Madhe kishte dërguar një letër të ashpër për këtë çështje në Prishtinë.
“Askush nuk është i kënaqur me atë që po bën Prishtina. Por unë nuk jam nga ata që do shpall lajme të mëdha, derisa t’u tregojmë qytetarëve se kemi arritur të bëjmë diçka” – deklaroi presidenti serb dhe shtoi se kjo është një çështje shumë e rëndësishme për Serbinë, mbi të gjitha për serbët në Kosovë.

TRENDING

Exit mobile version