Shkrime

Vuçiç në panik/ Presidenti serb sulmon në mënyrë të pakontrolluar vëzhguesit e huaj

Që kur vëzhguesit e ODHIR-i dhe Parlamentit Evropian dolën me vlerësimet e tyre paraprake për procesin zgjedhor në Serbi, sulmet e presidentit Aleksandër Vuçiç ndaj tyre nuk kanë të ndalur.

Eurodeputeti austriak dhe vëzhgues i zgjedhjeve në Serbi, Andreas Shider ka qene më së shpeshti në shënjestër të autoriteteve, por shigjetat helmuese janë drejtuar edhe ndaj të tjerëve “mysafirëve nga jashtë”  që kanë dhënë mendimin e tyre për garën zgjedhore

Profesori i Fakultetit të Shkencave Politike, Dushan Spasojeviç tha për portalin ‘Nova’ se sulmet synojnë të inkurajojnë Vuçicin dhe mbështetësit e tij, por edhe të shërbejnë si një lloj negocimi mes tij dhe aktorëve ndërkombëtarë në lidhje me raportin përfundimtar të ODIHR-it.

Vetëm një ditë pas zgjedhjeve të 17 dhjetorit, ODIHR doli me një vlerësim paraprak se zgjedhjet në Serbi u shënuan nga parregullsi të rënda, keqpërdorime të fondeve publike, dominim mediatik i presidentit të vendit Aleksander Vuçie, fushatë negative dhe përhapje frike.

Të njëjtën gjë panë edhe vëzhguesit e Parlamentit Evropian, ndërsa njëri nga anëtarët e delegacionit, Andreas Shider, tha se nuk e kishte parë kurrë atë që kishte parë në zgjedhjet në Serbi.

Për shkak të një deklarate të tillë, ndaj tij u vu në lëvizje makineria propagandistike e presidentit Vuçiç dhe ishte ai që dha goditjen finale me deklaratën se Shideri vodhi kryetarin e partisë së tij në Austri dhe erdhi Serbi për të “kripur mendjen”.

Pas akuzave ndaj Shiderit, mediat pro regjimit filluan të shkruajnë edhe për bashkëshorten e tij Sonja Vesela Shider.

I pyetur për të komentuar sulmet që i erdhën nga kreu i shtetit serb, Shider tha se nuk i kushton rëndësi asaj që vjen nga zyrtarët e Beogradit.

“Të gjithë e dinë se kjo që thonë është absurditet i plotë. Ata e bëjnë këtë sepse janë nervozë dhe sepse e dinë që kritikat e të gjithë vëzhguesve nga Evropa janë reale. Sinqerisht, nuk do t’i komentoja më tej deklaratat e tyre, sepse i shoh si një sinjal i nervozizmit të tyre” – shpjegoi Shider, i cili nuk ka dyshim se në fund të fundit, kur bëhet fjalë për parregullsitë zgjedhore, do të duhej të pasonte një reagim më specifik nga Bashkimi Evropian.

“Mendoj se një reagim i fortë duhet të vijë nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Ajo pritet të mbajë një qëndrim të qartë për protestat në Serbi. Gjithashtu, duhet theksuar se këto janë protesta serbe ku populli i Serbisë kërkon të drejtat e veta dhe se nuk duhet të ketë vend për ndërhyrje të huaja, pasi dëgjuam se shërbimet ruse kishin ndikim të fortë te presidenti Aleksander Vuçic. Kjo duhet të na shqetësojë jo vetëm ne nga Bashkimi Evropian, por të gjithë avokatët e demokracisë në Serbi” – theksoi Shider.

 

 

 

 

 

TRENDING

Exit mobile version