17/06/2021 , 4:40

Vuçiç: Nëse Kurti vjen në Bruksel për të diskutuar për njohjen e Kosovës, më mirë të mos vijë fare!

SERBI– Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar se nëse kryeministri Albin Kurti do që në takimin në Bruksel të diskutohet njohja e Kosovës, më mirë të mos shkojë

Sipas mediave vendase, Vuçiç ka thënë se në Bruksel do të diskutohet lidhur me Kosovën, ai nuk duhet të ishte ftuar në atë takim.

Nëse Kurti mendon se nuk do të diskutohet për Ascoaicionin e Komunave me Shumicë serbe dhe vjen për të diskutuar ‘Republikën e Kosovës’ nuk mund ta pranojmë këtë, s’ka për çka vjen dhe nuk do të duhej të më ftonin në takimin e Brukselit. Nuk besoj se do të ketë ndonjë ultimatum apo diçka të këtij lloji. Kur kam qenë në Shtëpinë e Bardhë nuk kam nënshkruar diçka të tillë dhe njerëzit nuk kanë pse shqetësohen. Tani dua t’i pyes të gjithë ata që mendojnë bashkë me Kurtin dhe Osmanin se ‘zgjidhja po vjen”, ku po i lëni ata njerëzit e mrekullueshëm që qëndrojnë prapë Shqipërisë së Madhe”, ka thënë Vuçiç.

Takimi mes Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiç pritet të mbahet mes datës 14 dhe 15 qershor në Bruksel.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin