Rajon

Vuçiç nxit serbët të sulmojnë gazetarët shqiptarë

Situata në veri u tensionua edhe një herë. Kësaj radhe deri në dhunë. Dhe përveç një sulmi të disa serbëve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, gazetarët ishin shënjestër e sulmeve dhe dhunës për tri javë me radhë. Për tri javë janë regjistruar 30 raste të sulmeve kundër punonjësve të mediave, që guxuan të shkonin në veri për të treguar se çfarë po ndodhte, pothuajse të pambrojtur nga Policia dhe KFOR-i.

“ Policia ka arrestuar tre persona për sulmet ndaj gazetarëve. Këta kriminelë, të cilët po marrin urdhra për këto sulme nga Beogradi, tashmë do të përballen me drejtësinë”, tha përmes Facebook-ut ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Por personat që u arrestuan nga Policia e Kosovës për sulmet ndaj gazetarëve, u morën shpejt në mbrojtje bga presidenti serb, Aleksandar Vuçic. Ai tha në një konferencë për media në Beograd se institucionet e Kosovës “i sjellin gazetarët tyre për të provokuar edhe më shumë njerëzit atje”.

Vuçic tha se nuk është e vërtetë se të arrestuarit I gjuajtën me gurë gazetarët.

TRENDING

Exit mobile version