Rajon

Vuçiç përballet me NATO-n/ Paralajmërime nga i forti i Beogradit 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pas takimit në Rashkë me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, tha se po punon për atë që është e mundur dhe se po përpiqet të ruajë paqen dhe jetën e njerëzve atje.

Siç raportojnë mediat serbe, ai tha gjithashtu se çdo konflikt në Kosovë është konflikt me NATO-n dhe se parakusht për kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës është themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe,  dhe ai duhet të formohet “ekskluzivisht në përputhje me marrëveshjet e arritura në Bruksel”.

Kosova dhe Serbia kanë arritur dy marrëveshje për Asociacionin, më 2013 dhe 2015. Marrëveshjen e fundit, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka thënë se nuk është në harmoni të plotë me aktin më të lartë juridik të shtetit, por mund të harmonizohet me akte ligjore.

Sipas Vucic, pala serbe do të kërkoje reagim urgjent nga Bashkimi Evropian dhe institucioneve tjera në botë që Prishtina zyrtare “ta ndërpres menjëherë shkeljen e marrëveshjes për targat dhe të mundësojnë lëvizjen e papenguar të serbëve, automjetet e të cilëve shfrytëzojnë targa legjitime të Republikës së Serbisë”.

TRENDING

Exit mobile version