Rajon

Vuçiç: Perëndimi na thotë ‘Kosova është shtet sovran, s’mund të bëjmë asgjë’

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ndodhet në vështirësi në raport me marrëdhëniet me ndërkombëtarët, por presidenti serb, Aleksandar Vuçiç beson se fuqitë e Aleancës po i lejojnë atij gjithçka dheduke akuzuar Perendimin u shpreh se “kundër Serbisë po zhvillohet një luftë hibride”

“Këtu vijmë te vendimi thelbësor i vendeve perëndimore, për të cilin duhet të jemi të vetëdijshëm. Ata lejojnë pushkatimin e serbëve, keqtrajtimin dhe bullizmin e tyre kurse Albin Kurti i lejohet të bëjë gjithçka” – deklaroi presidenti serb, duke theksuar se ndërkombëtarët i thonë atij se Kosova “është shtet sovran” dhe se nuk mund ta ndalojnë.

“Sido që të bëjmë, sado të mirë dhe konstruktivë të jemi, përpiqemi ta përmirësojmë pozicionin, të gjejmë zgjidhje, po në thelb nuk do të na ndihmojë kurrë. Për asgjë. Në fund, ata gjithmonë do të na thonë ‘epo nuk mund ta ndalojmë, Kosova është shtet sovran, nuk mund t’i ndalim veprimet e tyre’ – , tha Vuçiç teksa dhe deklaroi: Albin Kurti provokon, do konflikt, do luftë me çdo kusht

TRENDING

Exit mobile version