Kosova

Vuçiç përqafohet me ariun, çfarë po synon ai me shpërfilljen e BE-së

Edhe pse Serbia është formalisht në rrugën evropiane dhe aspiron të bëhet anëtare me të drejta të plota, lëvizjet dhe deklaratat e fundit të presidentit Aleksander Vuçic tregojnë krejtësisht diçka tjetër.

Siç shkruan media serbe, ‘Nova’, liderët evropianë vazhdimisht ofendohen dhe sulmohen nga militantët e partisë së presidentit serb, sidomos Gjermania, si një vend kyç i BE-së, ndërsa hapja e kapitujve të negociatave ekziston ende në teori, por jo në praktikë.

Lëvizjet e fundit të udhëheqjes shtetërore janë tregues se Serbia po devijon intensivisht nga rruga evropiane dhe po e kthen timonin drejt lindjes, pra drejt Moskës

Konferencat e Vuçicit me ambasadorin e Rusisë , Aleksandar Boçan Harçenko, po bëhen gjithnjë e më të shpeshta , ndërsa ata takohen rregullisht pas ngjarjeve të mëdha politike.

Vuçiç së fundmi kërcënoi se Serbia do të largohet nga Këshilli i Evropës nëse atje i sigurohet një karrige Kosovës. Ai nuk ka nguruar ta quaj eurodeputetin Andreas Schieder “plak”, kurse Viola von Kramon-in, “urryese e Serbisë”.

Ish-ambasadorja e Serbisë në Rusi, Jelica Kurjak, sqaron se lëvizje të tilla të Beogradit i përshtaten Rusisë, e cila është mjaft larg Evropës dhe “lojtarëve të mëdhenj”.

“Të dy shteteve u shkon për shtat t’i tregojnë popullatave të tyre se kanë miq besnikë dhe të vlefshëm”.

Kurjak nuk ka dilema, se autoritetet në Beograd kanë probleme me BE-në, veçanërisht me Gjermaninë, prandaj sipas saj duan të tregojnë mbështetjen e një fuqie botërore që është anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Kurse Aleksandar Popov, nga Qendra për Rajonalizëm nënvizon se politika e Beogradit duket shumë konfuze për opinionin.

Sipas tij, nëse Beogradi fillon të ndërmarrë hapa drastikë siç është largimi nga Këshilli i Evropës, reagimet do të jenë edhe më të ashpra, por Popov thotë se nuk pret që kjo të ndodhë.

 

TRENDING

Exit mobile version