Kosova

Vuçiç, person jo i besueshëm/ Protiç: Pavarësisht nëse ai e dinte apo jo për Banjskën

Historiani dhe ish-ambasadori serb i ish Jugosllavisë në Washington, Milan Protiç, tha se e vetmja gjë që mund të kishte bërë presidenti serb Aleksandër Vuçiç pas sulmi në Banjskë më 24 shtator, ishte t’i arrestonte të gjithë, t’i sillte para gjykatës sa më shpejt që të ishte e mundur dhe të zëvendësonte pesë njerëzit kryesorë të sistemit të sigurisë. “Po ta kishte bërë në dy ditët e para pas Banjskës, Vuçiç do të ishte në një pozitë të shkëlqyer dhe do ta mbyllte historinë pa asnjë presion, si edhe do të tregonte se e kishte kuptuar se çfarë ndodhi atje”. Në intervistën e dhënë për “Vreme”, Protiç është i bindur se edhe publiku në Serbi do të mirëpriste lëvizje të tilla të Vuçiçit, si një njeri që bën atë që duhet bërë, zëvendëson zyrtarët brenda natës. Ai tha se pavarësisht nëse Vuçiç e dinte apo nuk dinte për Banjskën, ai duket si një person jo i besueshëm. “Njerëzve në Serbi nuk u intereson vërtet se si quhet ministri i Brendshëm apo kreu i shërbimeve të inteligjencës. Ata janë gjithsesi individë pa personalitet. Vuçiç nëse nuk e ka ditur, do të thotë se ka forca brenda sistemit që nuk i kontrollon. Nëse e ka ditur, atëherë është burimi i destabilitetit. Besoj se ky është problemi më i madh që ai duhet të zgjidhë tani”.  I pyetur se pse arrin në përfundimin se Vuçiç është në telashe, Protic u përgjigj se “gjërat po ndryshojnë, të paktën në retorikë”. “Po mendoj për Rezolutën e Parlamentit Evropian dhe vizitën e përfaqësuesve të QUINTI-t. Vuçiç u përpoq të gjente hapësirë për manovrim duke shkuar në Pekin dhe duke u takuar atje me Putinin. Kjo lëvizje e tij dërgoi një mesazh se ka alternativa dhe se nuk është plotësisht e varur nga Perëndimi. Nuk e di sa efektive do të jetë. Në zgjedhjet e ardhshme pozita e tij do të jetë më e vështirë. Unë nuk do doja të isha në vendin e tij tani”. Protiç gjithashtu vlerësoi se Vuçiç tani është nën presion më të madh sesa mund ta imagjinonte ndonjëherë, se ngjarjet në Banjskë janë nga njëra anë me pasoja katastrofike dhe pozita që kishte Serbia në bashkësinë ndërkombëtare, jo për shkak të aftësive të saj, por për shkak të sjelljes së pakuptimtë dhe të pamundur të Prishtinës, tani është shkatërruar.

TRENDING

Exit mobile version