Shkrime

Vuçiç po gatuan një çorbë, do ushqejë Këshillin e Sigurimit

Aleksandër Vuçiç duket se po shkruan një libër të vogël, por qëllimi i letrave që Presidenti i Serbisë u ka dërguar dhe do t’ju dërgojë anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, si dhe anëtarëve dhe përfaqësuesve të Bashkimit Evropian për statusin e serbëve në Kosovë, është i kufizuar apo edhe inekzistent

Boris Tadiç, ish-president i Serbisë në dy mandate dhe kryetar i Partisë Socialdemokrate, tha se letrat e Vucic do të pranohen por dhe nuk do të ketë asnjë reagim substancial, sepse institucionet të cilave iu është dërguar letra nuk kanë asnjë mekanizëm për të mbrojtur të drejtat e serbëve. Prandaj, e gjithë kjo është para së gjithash një tjetër njoftim mediatik marketingu për përdorim shtëpiak, në hijen e të cilit sot po hiqet dinari si mjet pagese.

“U miratuan marrëveshjet e Ohrit dhe Uashingtonit, duke sulmuar qeverinë e mëparshme për humbjen e Kosovës”- tha Tadiç, sipas te cilit, e gjitha kjo ndodhi sipas sistemit “mbaj hajdutin” se regjimi ka patur dhe ka mbështetjen unanime të patriotëve të rremë. Pasojat e një politike të tillë janë emigrimi i ri i serbëve nga Kosova dhe forcimi i sundimit të Vuçicit në Serbinë qendrore.

“Nëse ne, Zoti na ruajt, do të kishim udhëhequr një politikë të tillë në Kosovë, do të ishim varur në flamuj, e për Kosovën do të kishin derdhur lotë krokodili përparimtarët dhe kuazipatriotët e tjerë. Nga politika ime: Edhe Evropa edhe Kosova, erdhëm te Vuçici: As Evropa, as Kosova!” – theksoi Tadiç

Kryetari i Partisë së Qendrës Serbe Zdravko Ponosh tha se serbët e Kosovës e dinë se në letrat e presidentit serb Aleksander Vuçic, nuk kanë të bëjnë fare me mbrojtjen e të drejtave të tyre të shkelura.
“Serbët në Kosovë i përjetuan frytet e hidhura të aftësive të tij diplomatike. Ata e dinë se letrat e tij tani nuk kanë të bëjnë me mbrojtjen e të drejtave të tyre të nëpërkëmbura, por me maskimin e tij dhe të asaj që ai bëri me elektoratin e tij” – deklaroi Ponoš, duke shtuar se kuptohet që Vuçic gjatë rrugës do ta dënojë opozitën, “që bën zhurmë për zgjedhjet e vjedhura derisa ai po lufton për Kosovën”, dhe që, sipas tij, është një farsë.

Ai vëren se normalisht ndërmerren veprime diplomatike parandaluese për të ndikuar në zhvillimin e situatës, por letrat e Vuçicit, nuk i përkasin atij “arsenali”. Sipas Ponoš, kjo situatë është “win-win” për Vuçiçin.

“Ai ka dorëzuar Kosovën dhe na e ka lidhur në qafë, si gur, bashkëpunimin lidhur me zbatimin e shtetësisë së Kosovës në rrugën tonë evropiane. Njoftimi për dërgimin e letrave ka për qëllim që opinioni i brendshëm të shikojë se ai po lufton dhe nuk heq dorë nga Kosova, dhe në thelb ai ka shumë vite që po e gatuan këtë” – potencoi Kryetari i Partisë së Qendrës Serbe Zdravko Ponosh

Drejtori i Forumit për Marrëdhënie Etnike, Dushan Janjiç, kujton se presidenti i Serbisë ka paralajmëruar vazhdimisht dërgimin e letrave për zyrtarët botërorë dhe theksoi se kjo lëvizje është shumë serioze, më e rëndë se tërheqja e serbëve nga institucionet e Kosovës që krijoi një vakum sigurie në pjesën veriore të Kosovës. Janjiç u shpreh se kjo mund të jetë një pikë kthese jo vetëm për çështjen e Kosovës, por edhe për zgjedhjen e Serbisë mes integrimeve euroatlantike dhe Rusisë.

“Vetë fakti që letra po dërgohet, është sfidë për të gjithë anëtarët e Këshillit të Sigurimit. Vuçiç i hap hapësirë Rusisë dhe Kinës, të cilat janë të kënaqur me çdo diskutim, për të treguar se nuk ka stabilitet në Ballkanin Perëndimor pa rifilluar Grupi i Kontaktit” – theksoi Janjić.

“Nëse do ta përkrahnim debatin dhe mendoj se do të ishte e mençur, sigurisht që nuk duhet të jetë vetëm Serbia raportuese, por duhet të dëgjohet edhe pala e UNMIK-ut. Kjo do ta pengonte Rusinë të hapte një luftë të ftohtë diplomatike për çështjen e Kosovës pas shpinës së Serbisë, me të cilën Serbia do të abuzohej si në 2006 dhe 2007. Vitet kur negociatorët Koshtunica dhe Tadic angazhuan Rusinë, e cila abuzoi me dialogun e Ahtisaarit dhe bllokoi çdo marrëveshje “ – potencoi Dushan JanjiçKoordinatorja e Konventës Kombëtare për Bashkimin Evropian, Bojana Selakoviç, theksoi se ky lloj aktiviteti diplomatik tregon se lidershipi i Serbisë po kalon në fazën e ndërkombëtarizimit të dialogut, gjegjësisht zhvendosjes së saj jashtë trojeve formale të Bashkimit Evropian, që do krijoje hapësirë për pjesëmarrjen institucionale të aktorëve të tjerë ndërkombëtarë.

TRENDING

Exit mobile version