Rajon

Vuçiç po paguan me litium/ Dëshmia e fortë e politikanit serb

Ai nuk ka marrë pjesë deri më tani në zgjedhje dhe shumë besojnë se e humbi shansin e tij të madh në vitin 2022, pas ngritjes që pati si një nga organizatorët e protestës kundër Rio Tintos. Ai e sheh fitoren e qytetarëve në atë kohë si diçka me të cilën pak aktorë politikë mund të mburren. Shumë e kritikuan atë për përfundimin e protestave në marrëveshje me Vuçiqin, por ai e refuzon këtë duke pretenduar se qeveria më pas i përmbushi të gjitha kërkesat, gjë që i bëri të pakuptimta bllokadat e mëtejshme.

Duket se litiumi në Serbi është kthyer sërish në lojë dhe Savo Manojlović, drejtor i fushatës së lëvizjes Move-change, ka dale sërish në ring.

Së fundmi, në një artikull për median serbe NIN, ai ka iniciuar fushatën “një në një mijë” për të mbledhur njerëz të gatshëm për të ndryshuar Serbinë, e cila mund të jetë baza e një organizimi të ardhshëm politik dhe një sinjal se Manojlović po përgatitet për zgjedhjet e ardhshme dhe përfshirje konkrete politike.

“Që të ndodhë ndryshimi në Serbi, më e rëndësishmja është që të ketë një strukturë njerëzish të organizuar, sepse asgjë nuk do të mund të ndalojë një mijë njerëz që investojnë kohë në një ide dhe nuk është aq e rëndësishme se kush do të jetë personi që do të jetë simboli ndryshimeve të pritshme” – ka treguar Manojlović.

Po pse historia e minierave të litiumit është në plan të parë tani në Serbi, kur nuk është marrë asnjë vendim i ri shtetëror në lidhje me projektin Jadar?

“Në intervistat para zgjedhjeve dhe në fushatë, presidenti Aleksandër Vuçiç  dhe kryeministrja Ana Brnabiq deklaruan se në fakt e kishin ndaluar atë project. Se disa njerëz të këqij nga qeveritë e kaluara e kishin nisur historinë   dhe se qeveria e Brnabic e hoqi qafe projektin.

Por kjo temë nuk është zhdukur asnjëherë nga hapësira publike dhe tani kemi informacione se presidenti do ta rihapë historinë e Litiumit, pas kthimit të tij nga Davos. Dhe kjo ka ndodhur realisht…” – theksoi Manojlović

Teksa shumë besojnë Vuçiç me minierat e litiumit po permbush orekset e Perendimit,  drejtor i fushatës së lëvizjes Move-change u shpreh:

“Litiumi, ashtu si çështja e Kosovës, është diçka që Vuçiç duhet ta përmbushë si kompensim për faktin se bashkësia ndërkombëtare po e shikon me përçmim për vjedhjen e zgjedhjeve të dhjetorit në Serbi. Vetë ambasadori amerikan Hill tha se ai personalisht favorizon nxjerrjen e litiumit. Ka një shkallë të lartë sinkronizimi midis veprimeve të ambasadorëve rus dhe amerikanë dhe me sa duket eshte rënë dakord për këtë” – potencoi Manojlović.

 

TRENDING

Exit mobile version