Kosova

Vuçiç – profeti i kiametit, analiza e ‘Intellinews’ për Presidentin e Serbisë

“Serbia nuk është e përfshirë drejtpërdrejt në konfliktet që po ndodhin as në Ukrainë, as në Lindjen e Mesme, por presidenti serb ka bërë vazhdimisht parashikime të zymta për gjendjen e botës” – thuhet në një opinion të intellinews.com.

Në projeksionin e tij të fundit, Vuçiç tha më 15 prill se situata në botë në muajt e ardhshëm do të bëhet “më e keqja që nga Lufta e Dytë Botërore”.

Në një intervistë për televizionin serb, Vuçic tha se i gjithë planeti është në “zjarr” dhe se të gjithë po përpiqen të “fikin sadopak zjarrin në oborrin e shtëpisë së tyre”.

“Le të vazhdojnë flakët përderisa janë diku tjetër, kështu mendojnë ata në Perëndim”. Në afat të gjatë, nuk shoh se ka zgjidhje, sepse gjërat nuk po ndryshojnë” – pati deklaruar presidenti serb.

Ai akuzoi gjithashtu fuqitë e mëdha botërore për injorimin e ligjit ndërkombëtar, ndërsa vendet më të vogla, si Serbia, duhet me patjetër t’u përmbahen rregullave.

Ne të vegjëlit duhet t’i përmbahemi ligjit ndërkombëtar, sepse kjo është e vetmja gjë që mund t’i përmbahemi kurse këta të mëdhenjtë do të ndezin konflikte dhe luftra, dhe do të bëhet gjithnjë e më keq” –  tha presidenti i Serbisë.

Kjo deklaratë pasoi në mars kur Vuçiç përshkroi pritshmëritë e tij për të ardhmen, duke thënë se bota po përballet me dy skenarë të mundshëm: ose një armëpushim në Ukrainë, ose një luftë e tretë botërore.

“Një skenar është nëse Perëndimi do të shkojë në drejtim të një konflikti të plotë me Rusinë, pasi nuk është shumë e lehtë të ndalosh ushtrinë ruse në terren,” – tha Vuçiç në një konferencë për shtyp në Beograd gjatë vizitës së liderit bavarez Markus Soder.

“E dyta është se me ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës, do të vendosej një lloj armëpushimi afatgjatë, nëse jo paqe e përhershme, që do të nënkuptonte një lehtësim të madh për botën” – theksoi presidenti serb.

Paralajmërimet i bëjnë jehonë komenteve që Vuçiç bëri në shtator 2022, shtatë muaj pas pushtimit rus të Ukrainës, duke paralajmëruar gjithashtu se bota mund të përfshihet në konfliktin më të madh që nga Lufta e Dytë Botërore.

“Unë mendoj se ne do të shkojmë nga një ‘operacion ushtarak special’ (siç e përshkroi Rusia pushtimin) në një luftë të madhe dhe pyetja është se ku do të jetë vija e kuqe.” Ne do të hyjmë në një konflikt global në shkallë të gjerë që nuk e kemi parë që nga Lufta e Dytë Botërore në muajin ose dy muajt e ardhshëm” – tha Vuçiç në shtator 2022.

Edhe pse është një temë e përsëritur, Vuçiq së fundmi I ka intensifikuar parashikimet e tij për situatën globale dhe kritikat e tij ndaj fuqive botërore për minimin e institucioneve ndërkombëtare si OKB-ja.

Kjo po ndodh përpara një takimi kritik të Këshillit të Evropës në maj, kur diplomatët pritet të vendosin nëse do ta pranojnë Kosovën në organizatë.

Kosova shpalli pavarësinë e saj nga Serbia në vitin 2008 dhe Beogradi loboi intensivisht për ta mbajtur vendin e ri jashtë OKB-së, Këshillit të Evropës dhe organizatave të tjera ndërkombëtare.

TRENDING

Exit mobile version