Kosova

Vuçiç shtron rrugën në KS/ Rreziku mbetet i lartë për Kosovën

Drejtori i Forumit për Marrëdhënie Etnike, Dushan Janjiç, duke folur për deklaratën e presidentit serb se do ta ngrejë çeshtjen e Kosovës në Këshillin e Sigurisë në OKB, kujtoi se Aleksandër Vucic ka paralajmëruar vazhdimisht dërgimin e letrave për zyrtarët botërorë por dhe theksoi se kjo lëvizje është shumë serioze, më e rëndë se tërheqja e serbëve nga institucionet e Kosovës që krijoi një vakum sigurie në pjesën veriore të Kosovës.

Janjiç u shpreh se kjo mund të jetë një pikë kthese jo vetëm për çështjen e Kosovës, por edhe për zgjedhjen e Serbisë mes integrimeve euroatlantike dhe Rusisë.

“Vetë fakti që letra po dërgohet, është sfidë për të gjithë anëtarët e Këshillit të Sigurimit. Vuçiç i hap hapësirë Rusisë dhe Kinës, të cilat janë të kënaqur me çdo diskutim, për të treguar se nuk ka stabilitet në Ballkanin Perëndimor pa rifilluar Grupi i Kontaktit” – theksoi Janjić.
“Nëse do ta përkrahnim debatin dhe mendoj se do të ishte e mençur, sigurisht që nuk duhet të jetë vetëm Serbia raportuese, por duhet të dëgjohet edhe pala e UNMIK-ut. Kjo do ta pengonte Rusinë të hapte një luftë të ftohtë diplomatike për çështjen e Kosovës pas shpinës së Serbisë, me të cilën Serbia do të abuzohej si në 2006 dhe 2007. Vitet kur negociatorët Koshtunica dhe Tadic angazhuan Rusinë, e cila abuzoi me dialogun e Ahtisaarit dhe bllokoi çdo marrëveshje “ – potencoi Dushan Janjiç

Nga ana tjetër, koordinatorja e Konventës Kombëtare për Bashkimin Evropian, Bojana Selakoviç, theksoi se ky lloj aktiviteti diplomatik tregon se lidershipi i Serbisë po kalon në fazën e ndërkombëtarizimit të dialogut, gjegjësisht zhvendosjes së saj jashtë trojeve formale të Bashkimit Evropian, që do krijoje hapësirë për pjesëmarrjen institucionale të aktorëve të tjerë ndërkombëtarë.

“Është e qartë se Serbia po llogarit seriozisht në mundësinë e ndryshimeve politike, mbi të gjitha në Amerikë, dhe se në këtë mënyrë po përpiqet të krijojë një realitet të ri kur është fjala për statusin ndërkombëtar të problemit të quajtur Kosovë” – potencoi Bojana Selakoviç

Kurse Kryetari i Partisë së Qendrës Serbe Zdravko Ponosh tha se serbët e Kosovës e dinë se në letrat e presidentit serb Aleksander Vuçic, nuk kanë të bëjnë fare me mbrojtjen e të drejtave të tyre të shkelura.

“Serbët në Kosovë i përjetuan frytet e hidhura të aftësive të tij diplomatike. Ata e dinë se letrat e tij tani nuk kanë të bëjnë me mbrojtjen e të drejtave të tyre të nëpërkëmbura, por me maskimin e tij dhe të asaj që ai bëri me elektoratin e tij” – deklaroi Ponoš, duke shtuar se kuptohet që Vuçic gjatë rrugës do ta dënojë opozitën, “që bën zhurmë për zgjedhjet e vjedhura derisa ai po lufton për Kosovën”, dhe që, sipas tij, është një farsë.

 

TRENDING

Exit mobile version