Kosova

Vuçiç si te ‘Dhelpra dhe rrushi’/ Presidentin e bëjnë për ‘dy dinarë’ në Serbi

“Kur ai thotë një gjë, të jeni të sigurt se realiteti është krejt e kundërta. Vuçiç është si në fabulën “Dhelpra dhe rrushi”. Ai në mënyrë indirekte pranon dështimin e politikave të tij, pas 10 vitesh reforma të rreme. Dhe për shkak të deklaratave të tij, askush në Bruksel nuk u mërzit” – Kështu thanë analistë politik për median opozitare serbe Danas, teksa komentuan deklaratën e presidentit serb se atij nuk i interesonte fare se cilat do të jenë rekomandimet dhe vendimet e Parlamentit Evropian në lidhje me vlerësimin e zgjedhjeve të mbajtura më 17 dhjetor në Serbi.

Borko Stefanoviç i tha Danasit se në thelb nuk duhet të merremi me atë që ka thënë Vuçiç, pasi dihet prej kohësh se ai nuk është në gjendje të thotë të vërtetën në asnjë formë. Sipas tij, qeveria tani po prezanton tema të ndryshme në media, me shpresën se do ta ndryshojnë temën dhe do t’u dërgojnë një mesazh qarqeve të lobit ndërkombëtar se në Serbi është ende i nevojshëm një autokrat.

Ndërsa Biljana Gjorgjeviç deklaroi se deklarata e Vucic tingëllon si një fabul.

“Tingëllon paksa si te dhelpra dhe rrushi i “thartë, në të cilën Vuçiqc  minimizon rëndësinë e etiketimit si shkaku kryesor i autokratizimit dhe kriminalizimit të Serbisë dhe si pengesë për integrimin evropian, gjë që u bë e dukshme në këto zgjedhje për të gjithë në Bashkimin Evropian – thotë ajo për Danas.

Bojana Selakoviç, koordinatore e Konventës Kombëtare të BE-së, nuk beson se dikush në Bruksel është mërzitur nga kjo deklaratë, pasi ndoshta askush nuk priste një reagim veçanërisht të ndryshëm nga Beogradi.

TRENDING

Exit mobile version