Rajon

Vuçiç s’jep shenja për lirimin e tre policëve

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, në një konferencë për media, nuk ka dhënë shenja për lirimin e tre policëve të rrëmbyer të Kosovës, duke thënë se “njësitë serbe që i kapën ata nuk e kanë kaluar kufirin”, dhe se “me policët kosovarë do të merren organet e drejtësisë serbe”.

Kreu i shtetit serb ka dalë në një konferencë për media pas thirrjeve nga Uashingtoni për lirim të pakushtëzuar të tre policëve pasi ata po mbahen me akuza të rreme.

Presidenti serb në konferencën rreth një orëshe ka kërkuar lirimin e serbëve që Policia e Kosovës i ka arrestuar në Veri ditëve të fundit. Ai ka thënë se ky është kusht për vazhdimin e dialogut ndërsa sa i përket ftesës së Borell për takim urgjent gjatë javës së ardhshme ka theksuar se nuk ka vendosur ende.

“Ende s’kam vendosur se a do të marrë pjesë në një takim të tillë teknik, do të jetë vendim taktik i Serbisë” ka thënë Vuçiç.

TRENDING

Exit mobile version