LAJMI I FUNDIT

Vuçiçit i kanë rënë pantallonat, përdori zgjedhjet për të mbuluar Banjskën

Zdravko Ponosh, kryetar i partisë Qendra Serbe, tha se presidenti serb Aleksandër Vuçiç, e përdori me sukses temën e zgjedhjeve të përgjithshme për të shkëputur vëmendjen e publikut dhe opozitës nga ngjarjet e 24 shtatorit në Banjskë, të Zveçanit, ku prej një sulmi terrorist të organizuar nga Milan Radojiçiç, gjeti vdekjen një pjestar I policisë së Kosovës, dhe prej kundërpërgjigjes, gjetën vdekjen të paktën tre pjestarë të grupit terrorist. “Në terma popullorë, Vuçiçit i ranë pantallonat dhe më pas hodhi një kockë të quajtur zgjedhje. Opozita vrapoi pas kockës, pa i kushtuar vëmendje lakuriqësisë së presidentit, teksa këtë të fundit po e fotografonin të gjithë. Por për të, ishte dhe është e rëndësishme që opozita dhe votuesit e tij të mos e shohin, në dreq të tjerët” – theksoi kreu i partisë Qendra Serbe. Ponosh tha se në tryezën politike, tema duhet të jetë përgjegjësia e presidentit Vuçiç për ngjarjet në Banjskë, dhe jo data e zgjedhjeve, dhe se sipas tij, “e djathta ka reaguar mjaft dobët ndaj atyre ngjarjeve”. Përsa i përket opozitës pro-evropiane, Ponosh u shpreh se çfarëdo që të jenë dallimet mes këtyre partive për çështjen e Kosovës, “ata mund të bashkohen rreth çështjes së dëmit që Vuçiç, i ka shkaktuar interesave të Serbisë dhe serbëve në Kosovë, dhe se të gjithë kanë një arsye, nga e majta e deri tek e djathta ekstreme, për t’i thënë Vuçiçit se ai do duhet të përgjigjet për të gjitha. Duke krahasuar situatën e sotme me atë të viteve 1990, kur opozita kishte kontakte me strukturat shtetërore, Ponosh deklaroi se sot është më e vështirë, sepse “gjatë gjithë këtyre viteve, regjimi caktoi kuadro ekskluzivisht në bazë të kriterit të besnikërisë ndaj Vucicit dhe parties, dhe jo të aftësisë”.

TRENDING

Exit mobile version