Bota

William Hague: Nëse lëkundemi, Ballkani do të shpërthejë sërish

Ish-sekretari i Shtetit për Punët e Jashtme i Mbretërisë së Bashkuar, William Hague ka deklaruar për ‘The Times’ se zona kyçe për vendet perëndimore për t’iu kundërvënë erozionit të vazhdueshëm të stabilitetit nga Rusia është Ballkani. Sipas tij, historia ka treguar shumë herë se sa here Perëndimi e ka injoruar Ballkanin Perëndimor, atje kanë plasur trazirat

“Të mos harrojmë skenat e vitit 1914 dhe 1945 apo luftrat e përgjakshme të viteve nëntëdhjetë. Në atë Rajon përplasen gjithë çështjet botërore në mikrokozmos – ndërhyrja ruse, zhgënjimi me idealet evropiane, tentakulat e kinezëve, emigracioni ilegal…Le të kujtojmë çdo here konfliktet e hidhura të së kaluarës. Ne duhet ta kemi të qartë: Nëse lëkundemi, Ballkani do shpërthej sërish” – deklaroi ish-sekretari i Shtetit për Punët e Jashtme i Mbretërisë së Bashkuar.

TRENDING

Exit mobile version