Politike

Xhaçka: Lufta Rusi-Ukrainë i ka rrënjët në pushtimin e…

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka folur në samitin virtual ‘Platforma e Krimesë’ duke dhënë mesazhin e saj për rritjen e numrit të pjesëmarrësve. Sipas Xhaçkës, kjo tregon mbështetjen ndaj Ukrainës ndërsa vijojn sulmet nga Rusia.

Xhaçka shton se lufta i ka rrënjët në pushtimin e Krimesë pasi aso kohe bota nuk reagoi sic duhej, ndaj Rusia ndërmorri një tjetër hap për të sulmuar Ukrainën.

“Një vit më parë përfaqësues nga vendet tona u mblodhën në Kiev për prezantimin e Platformës së Krimesë. Jam shumë e lumtur të shoh që sot, një vit më pas, numri i pjesëmarrësve si dhe niveli i përfaqësimit nga vende dhe organizata është rritur. Unë besoj se nuk është vetëm një deklaratë e qartë e mbështetjes për Ukrainën dhe dënimit pa mëdyshje të agresionit të paligjshëm të Rusisë kundër një vendi të pafajshëm, por edhe një njohje e qartë e faktit se gjithçka filloi me pushtimin e paligjshëm të Krimesë në 2014.

Lufta e tanishme, një luftë e pakuptimtë, kriminale që ka shkaktuar vuajtje dhe shkatërrime të tilla, i ka rrënjët në pushtimin e Krimesë dhe në faktin se në atë kohë bota nuk reagoi siç duhet ndaj asaj që ishte një shkelje flagrante e së drejtës ndërkombëtare, të Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe të gjithë rendit të bazuar në rregulla. Reagimi i botës ishte i butë. Çmimi që Rusia pagoi për veprimin e saj të paligjshëm ishte i tillë, saqë në vend që të shërbente si pengesë, shërbeu thjesht si inkurajim për luftën aktuale”, tha Xhaçka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version