Kosova

Xhelozia greke/ Athina me Albin Kurtin kërkon protagonizëm

Duke mbledhur liderët evropianë dhe rajonalë në Athinë, në një darkë joformale të organizuar nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, ku morën pjesë edhe Aleksandër Vuçiç dhe Albin Kurti, Greqia dëshiron të pozicionohet si një nga faktorët e rëndësishëm kur bëhet fjalë për situatën në Ballkani Perëndimor, veçanërisht në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, theksojnë analistët

Njohësit e kësaj teme thonë se këto ambicie të Athinës zyrtare vijnë si përgjigje ndaj forcimit të ndikimit të Turqisë në rajon, por edhe kërcënimit të projektit “Shqipëria e Madhe”, i cili u ringjall veçanërisht gjatë vizitës së fundit të Kurtit në Tetovë dhe Shkup.

Edhe pse takimi në Athinë është rasti i dy dekadave nga samiti i Selanikut ku u promovua Ballkani Evropian, prandaj në takim po vijnë përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian, Presidentja Ursula von der Leyen dhe Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel, është thuajse e sigurt se “në menunë” e darkës në vilën “Maximos”, përveç integrimeve evropiane, u shijuan edhe çështje të tjera “të nxehta” të rajonit, mbi të gjitha Kosova.

TRENDING

Exit mobile version