Pinknews

Xhuli Nura në Big Brother Kosova: Kam folur me Benzema

Modelja e njohur, Xhuli Nura, është një prej banoreve më të komentuara në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.

Këtë mbrëmje, ajo u ka rrëfyer banorëve të tjerë se si vite më parë ka takuar futbollistin e njohur francez, Karim Benzema.

Me të dëgjuar këtë, banorët e tjerë kanë filluar ta tallin se mos ajo e ka pasur fjalën për “sigurimin ose truprojën e Benzemas”.

Xhuli duke qeshur iu është kundërpërgjigjur se është e vërtetë që ka takuar sulmuesin e Real Madridit, gjersa iu ka sugjeruar atyre që nuk e besojnë, që t’i kërkojnë fotografitë në Google për ta vërtetuar.

TRENDING

Exit mobile version