Politike

Ylli Manjani tallet me “planet” e Ilir Metës: Edhe Enveri i bënte 5 vjeçare…

Dikur ministër dhe një nga krerët më të lartë të LSI së Ilir Metës, Ylli Manjani, i cili sot ushtron avokatin dhe analistin në medie, duket se i ka “prishur” përfundimisht marrëdhëniet me ish-shefin e tij.

Nëpërmjet një shënimi të shkurtër në FB, ai është tallur rëndshëm me deklaratat e kryetarit të PL Meta në mbledhjen e fundit me udhëheqjen e partisë ku shpalosi një “Plan 20 vjeçarë”.

Manjani shkruan se edhe Enver Hoxha i bënte planet 5- vjeçare. Gjithashtu ai ironizon edhe detaje të tjera nga plani gjigant i Metës për partinë dhe Shqipërinë.

Më pëlqeu shumë ky programi 20 vjeçar i PL. Edhe Enveri i bënte 5 vjeçare planet, po nejse, temë tjetër ajo…

Me pak fjalë, PL propozon që në 20 vitet e ardhshme shqiptarët duhet të çiftëzohen më shumë dhe të pjellin akoma më shumë.

Pastaj kur të vijë puna për rritjen, përkujdeshen, shkollimin e shërbimet e tjera, që i duan ato kalamaj, merrni malet o njerëz. Kujdes, fillojeni nga kodrat…

Ndërkohë, kalamajt që pillni i lëshoni të kullosin nëpër botë…

TRENDING

Exit mobile version