Yuri Kim: Dhuna ndaj grave duhet të ndiqet penalisht

Ambasada e SHBA në vendin tonë ka publikuar detaje nga takimi i kryediplomates amerikane në vendin tonë Yuri Kim me kryeprokurorin Olsian Çela me koordinatorët e viktimave në Pogradec. Ambasada thekson se Kim ka falenderuar ata për rolin që luajnë në mbrojtjen e të drejtave të viktimave të dhunës me bazë gjinore duke shtuar se dhuna ndaj grave duhet të ndiqet penalisht.

“Ambasadorja Kim dhe Prokurori i Përgjithshëm Çela u takuan sot në mëngjes me koordinatorët e viktimave në Pogradec. Ambasadorja Kim i falënderoi ata për rolin kritik që luajnë në mbrojtjen e të drejtave të viktimave të dhunës me bazë gjinore dhe krimeve të tjera. Ajo theksoi se dhuna ndaj grave duhet të ndiqet penalisht.

Ambasadorja gjithashtu u takua me stafin e “Une Gruaja” ku mësoi në lidhje me përpjekjet e tyre për të mbështetur viktimat e dhunës me bazë gjinore dhe për të fuqizuar gratë dhe të rinjtë. Ajo i nxiti të dyja grupet që të vazhdojnë punën e tyre të rëndësishme”, thuhet në njoftim

Related Posts

Kategorite

BIoscalin