Zbardhet dëshmia e 15-vjeçarit që akuzohet se nxorri në pritë Endri Mustafën: Hipën në makinë me Edisonin, dëgjova krismat

Ergys Malja, 15-vjeçari që akuzohet se ka nxjerrë në pritë Endri Mustafën ka treguar takimin e fundit me të. Në dëshminë e tij para grupit hetimor, Malja ka rrëfyer se ka hipur në makinë me Mustafën dhe Edison Arazin.

Më pas, adoleshenti ka treguar se ka zbritur nga makina, kurse Mustafa dhe Arazi janë nisur drejt zonës së Livadheve. Ai shton se ka dëgjuar krisma dhe se kur është kthyer Arazi e ka pyetur për Endri Mustafën, por ai i ka thënë vetëm: Kaq ishte puna ime!

Ergys Malja: Kemi hipur në makinë ku ka qenë dhe Edison Arazi. Më pas kam zbritur ndërsa ata të dy janë larguar drejt zonës së Livadheve. Dëgjova krismat e armëve. Më pas erdhi Edisoni dhe e pyeta ‘Ku është Endri’. ‘Kaq ishte puna ime’, më tha.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin