Politike

Zbardhet drafti i PS/ Emigrantët të votojnë me postë, ja si do përllogaritet mandati i tyre

Me komision apo pa komision të posaçëm, socialistët kanë gati draftin për ndryshimin e ligjit zgjedhor.

Dokumentin e hartuar  nga dy ekspertët e Partisë Socialiste Eridian Salianji dhe Viktor Gumi, që është prezantuar në tryezën e ekspertëve të Reformës Zgjedhore, me ndërmjetësimin e ODIHR.

Detyrimi kushtetues për votimin nga jashtë vendit socialistët propozuan ta bëjnë me postë. Vota e diasporës  do të llogaritet dhe tabulohet në tabelën e rezultateve të qarkut më  të fundit ku ka pasur vendbanimin në Shqipëri votuesi.

Numërimi  i votave të shtetasve shqiptarë me banim jashtë vendit synohet sipas të majtëve  të bëhet  në KQZ dhe fillon në momentin kur fillon numërimi i votave në KZAZ-në më të pare për qarkun respektiv.

PS mësohet se ka propozuar që në Kodin Zgjedhor të përcaktohet se përben veprimtari të ndaluara për t‘u promovuar çdo veprimtari publike gjate fushatës 30 ditore zgjedhore, pavarësisht nëse ka qenë planifikuar ose jo me fonde te buxhetit të shtetit.

Në lidhje me depolitizimin e komisioneve zgjedhore të majtët janë të mendimit që do duhet te jenë nga radhët e administratës publike që kanë statusin e nëpunësit civil, punonjësit e arsimit, dhoma e avokatëve, dhoma e noterisë, si dhe çdo shtetas tjetër që përmbush kriteret arsimore dhe  të pastërtisë,   të cilët u nënshtrohen paraprakisht trajnimit të detyrueshëm duke u certifikuar nga KQZ./tch

TRENDING

Exit mobile version