Rajon

Zbulohen 5 vrasje nga mafia shqiptare, Holanda dhe Belgjika i dërgojnë Greqisë bisedat e “SKY Ecc

Deshifrimi i platformës Sky ECC ka zbuluar të dhëna të reja për sulmet vrasëse nga kriminelet e huaj në Greqi.

Sipas mediave greke nga Holanda dhe Belgjika janë dërguar në shtetin helen fakte për autorë, pjesë të mafies shqiptare, por jo vetëm, të cilët dyshohet se kanë organizuar 5 vrasje në Athinë, por edhe në Mykonos, Santorini dhe Kretë.

Nga të dhënat që disponon Policia e Athinës dhe që vijnë nga deshifrimi i shkëmbimit të qindra mijëra mesazheve dhe fotove përmes “platformës së sigurisë” Sky ECC, përdorur deri në vitin 2021 masivisht nga 171,000 të dyshuar në të gjithë Evropën, Amerikën, etj në Greqi operojnë disa grupe mafioze të huaja, shkruan “To Vima”.

TRENDING

Exit mobile version