BRITANIA E MADHE-Dy variante të reja Covid-19, njëra prej të cilave është klasifikuar si më shqetësuese, janë identifikuar në Angli. Sipas mediave të huaja, mutacionet kanë ngjashmëri me variantet e Afrikës së Jugut dhe Brazilit.
Bëhet e ditur, se varianti i identifikuar për herë të parë në Bristol, është përcaktuar si më shqetësuesi, ndërsa tjetri, i identifikuar për herë të parë në Liverpool, është caktuar si një variant nën hetim.