Kronike

Zbulohet arsenal armësh në Tiranë

Një arsenal armësh është zbuluar në një banesë në Tiranë. Indicia e Policisë ka nisur pas informacioneve të siguruara se një 16-vjeçar shkonte në shkollë dhe frekuentonte orët mësimore duke mbajtur thika me vete.

I mitur është vënë në hetim, ndërsa gjatë kontrolleve të ushtruara nga policia në banesën e tij janë gjetur dhe sekuestruar 6 armë të llojeve të ndryshme, nga pushka, shotgun, armë sportive e armë gjysmë automatike.

Përpos këtyre, policia ka zbuluar edhe municion luftarak, 2 thika e 2 palë targa.”Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se 16-vjeçari, mbante armë të ftohta gjatë kohës që frekuentonte mësimin në shkollën e tij, si dhe shtyhej nga babai i tij, për të përdorur armë zjarri.

Gjatë kontrollit të banesës së tyre, shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan 6 armë (pushkë, shotgun, sportive, gjysmë automatike), sasi municioni luftarak të kalibrave të ndryshëm, 2 mjete prerëse, si dhe 2 palë targa”, njofton policia.

Dyshohet se babai nxiste djalin e mitur që të përdorte armët, ndërsa siç shihet edhe në pamje ai pozonte me armët. Ndërkohë në kërkim është shpallur babai Orges Shijaku, 52 vjeç, në kuadër të operacionit ‘Around’.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

TRENDING

Exit mobile version