Kronike

Zbulohet grupi i drogës në Gjermani, 5 në pranga, mes tyre shqiptarë

Pesë shtetas janë arrestuar nga policia në Gjermani, pasi akuzohen për trafik droge.

Mediat vendase raportojnë se në pranga kanë rënë 2 shtetas shqiptarë, 2 të dyshuar me origjinë libaneze dhe një burrë nga Dortmundi.

Të dyshuarit thuhet se kishin importuar marijuanë me kamionë nga Spanja dhe e shisnin atë në Gjermani. Policia sekuestroi rreth 200 kilogramë marijuanë në një shtëpi në Bönen, droga ishte dërguar më parë nga Spanja përmes një zone industriale në Werl.

Hetuesit gjetën gjithashtu lëndë narkotike shtesë, një armë bosh, fishekë dhe qindra mijëra para cash.

TRENDING

Exit mobile version